Ngordh kunadhja në Shkozë? Zjarrfikësja nuk i ofroi ndihmë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 17.04.2025, 16:41

Paraditen e sotme, TVA News raportoi për një kunadhe që kishte mbetur e bllokuar prej tre ditësh brenda një pishine në zonën e Shkozës, pa mundësi për të dalë dhe pa ushqim.

Qytetarët, të shqetësuar për fatin e kafshës, denoncuan situatën dhe bënë thirrje për ndërhyrje urgjente, por askush nuk u përgjigj. Kafsha e pafajshme u mundua për orë të tëra që të dalë nga gropa e mermertë ku kishte rënë, por kjo gjë ishte e pamundur.

Fatkeqësisht, në orët e pasdites është raportuar se kunadhja është parë sërish brenda pishinës, por këtë herë pa lëvizur, duke ngritur dyshimet se mund të ketë ngordhur. Ndihma që qytetarët kishin kërkuar nga zjarrfikësja nuk mbërriti kurrë.

Sipas denoncuesve, shërbimi zjarrfikës është kontaktuar, por përgjigjja që u është dhënë ishte zhgënjyese: “Del vetë dhelpra që aty, mos u shqetësoni.”

Nga ana tjetër, përfaqësues të zjarrfikëses, në një komunikim telefonik me TVA News, kanë mohuar të kenë marrë ndonjë njoftim për këtë rast.

TVA News, që në orët e para të ditës bëri thirrje për një reagim të menjëhershëm nga autoritetet përkatëse, por deri në këto momente, asnjë masë konkrete nuk është marrë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit