Kunadhja tre ditë brenda pishinës në Shkozë, zjarrfikësja: Del vetë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 17.04.2025, 11:25

Nuk është e zakonshme të shohim kafshë të egra në mes të zonave të banuara, e aq më pak pranë metropoleve si Tirana. Megjithatë, së fundmi një kunadhe është parë brenda një shatërvani në zonën e Shkozës, duke ngritur shqetësim te banorët.

Ende nuk dihet se si kjo kafshë e egër ka përfunduar në atë vend, por sipas dëshmive të banorëve për TVA News, ajo ndodhet prej tre ditësh brenda pishinës dhe përpiqet të dalë, por pa sukses. Një vajzë që ka denoncuar rastin, në një bisedë telefonike me redaksinë tonë, tha se kanë njoftuar zjarrfikësit, por përgjigjja që kanë marrë ishte zhgënjyese: "Del vetë dhelpra që aty, mos u shqetësoni."

"Ka tre ditë që është ngecur aty. Kontaktuam zjarrfikësit dhe na thanë se nuk ka problem, se del vetë. Zona ndodhet pak më tutje nga Fresku, pranë një shtëpie private me flamur amerikan", shkruan vajza.

Papërgjegjshmëria e shërbimit zjarrfikës për të trajtuar seriozisht këtë situatë ka bërë që kunadhja e pafajshme të kalojë të paktën tre ditë pa ushqim dhe në kushte të vështira. TVA News bën thirrje për një ndërhyrje urgjente, në mënyrë që kafsha të shpëtohet dhe të kthehet në habitatin e saj natyror.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit