Gzimi “u hutua” gjatë arrestimit të të fortit, Policia reagon pas videos në JOQ

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.04.2025, 10:58

Pas publikimit të një videoje në JOQ ALBANIA, ku shfaqet një përplasje fizike mes një qytetari dhe disa efektivëve të policisë rrugore, Policia e Shtetit ka reaguar me një sqarim zyrtar, duke hedhur poshtë versionin e mungesës së prangave gjatë arrestimit.

Sipas autoriteteve, ngjarja ka ndodhur pasi qytetarit në fjalë, i njohur si “i forti” në video, i ishte kërkuar disa herë me mirësjellje që të largonte automjetin e tij, i cili po bllokonte qarkullimin rrugor.

Pavarësisht thirrjeve të përsëritura, ai ka refuzuar të lëvizë mjetin dhe ka nisur të kërcënojë punonjësit e policisë, madje ka tentuar të telefonojë persona të tretë për të treguar forcë e “miq”.

Në video duket se qytetari ka qenë ai që ka goditur i pari një nga efektivët, çka ka detyruar policinë të ndërhyjë për arrestimin e tij. Gjatë arrestimit, ai ka shfaqur rezistencë aktive dhe dhunë fizike dhe sipas policisë kjo e ka bërë të vështirë vendosjen e prangave nga ana e efektivëve.

Policia thekson se ndërhyrja është bërë në përputhje me ligjin dhe me qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

Reagimi i policisë:

Për sqarim në lidhje me këtë video:

Informacioni që keni përcjellë nuk është i saktë dhe në një farë mënyre paraqet policinë në mënyrë denigruese, kur në fakt duhet të ishte e kundërta.

Personit në fjalë, të njohur si “i forti” në video, i është kërkuar nga policia rrugore me shumë mirësjellje dhe disa herë që të largohej me automjetin e tij, pasi po bllokonte të gjithë qarkullimin rrugor.

Megjithatë, ai ka refuzuar të lëvizë makinën dhe ka kërcënuar disa herë efektivët e policisë rrugore, duke u thënë se do t’u tregonte “atë që meritonin” dhe duke telefonuar një “mik”.

Siç mund të shihet nga videoja e plotë që ju kam dërguar, “i forti” është ai që godet i pari punonjësit e policisë, dhe më pas ata ndërhyjnë për ta arrestuar. Gjatë këtij procesi, policët përballen me rezistencë dhe dhunë fizike nga ana e agresorit, duke e bërë ndërhyrjen edhe më të vështirë.

Ndërsa për momentin kur policët e shtrijnë në tokë agresorin, nuk është se ata nuk po gjenin prangat, por thjesht po hasnin në rezistencën e tij të dhunshme, gjë që e bënte të vështirë vendosjen e prangave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit