Një skenë e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme pranë qendrës së Tiranës, duke tërhequr vëmendjen e kalimtarëve. Disa efektivë policie po kryenin arrestimin në flagrancë të një të riu, por ndërsa e shtrinë atë në tokë, u përballën me një situatë të papritur: mungesën e prangave.
Në përpjekje për të përfunduar arrestimin, ata i kërkuan një kolegu të tyre, i identifikuar si polici Gzim, t’u jepte një palë pranga. Por për disa çaste, Gzimi nuk reagoi, i hutuar nga situata dhe nuk kuptoi menjëherë kërkesën e kolegëve. Vetëm pas disa thirrjeve të përsëritura ai u ndërgjegjësua dhe u dorëzoi prangat kolegëve, të cilët më pas përfunduan arrestimin e të riut që po mbahej i shtrirë në tokë.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti për parkim mes të riut dhe një personi tjetër.