Dy kriminelët e mitur që çanë këlyshin

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 14.04.2025, 13:00

Një ngjarje e pazakontë u denoncua ekskluzivisht në JOQ dy ditë më parë. Në një video me pamje të rënda disa kriminelë të mitur toruronin një këlysh të pafajshëm qeni duke e hedhur nga disa metra lartësi në ujë e më pas duke i çarë barkun me thikë.

Këlyshi i bardhë i qenit nuk i ka mbijetuar masakrës që i kanë bërë të miturit. Pavarësisht se rasti i një ndjeshmërie të lartë solli revoltën e shumë qytetarëve dhe aktivistëve, nga policia e Beratit nuk pati asnjë reagim dhe kriminelët sot enden të lirë në kërkim të ndonjë kafshe tjetër të pambrojtur.

Burime për JOQ konfirmojnë se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Guri i Bardhë” në Urë Vajgurore, ku protagonistë kanë qenë tre të rinj.

Të njëjtat burime kpnfirmojnë për JOQ policia e ka mbyllur çështjen me ndërhyrje dhe korrupsion.

Emrat e kriminelëve të mitur janë Flori Memaj me bluzë të kuqe që hedh këlyshin nga lartësia duke e përplasur në ujë dhe Ergys Dodoveci me bluzë të bardhë që më pas i çan barkun me thikë kafshës së pambrojtur teksa i vëllai Ersiled Dodoveci filmon.

Dy vëllezërit janë banorë të lagjes dhe ish-nxënës të shkollës 9-vjeçare “Sali Gjuka” në Urë Vajgurore. Ndërsa i treti, Flori Memaj është gjendur në qytet për pushime pranë gjyshes së tij, pasi ky i fundit jeton me familjen në Sarandë.

KLIKO KËTU PËR VIDEON E PLOTË TË PACENSURUAR

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit