VIDEOJA E PLOTË

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 11.04.2025, 14:44

Një ngjarje tronditëse, e siguruar ekskluzivisht për redaksinë e JOQ është filmuar në qytetin e Beratit, ku disa të mitur janë filmuar duke ushtruar dhunë barbare ndaj një këlyshi të vogël qeni.

Pamjet e mbërritura në redaksinë tonë tregojnë momentin kur këlyshi i bardhë dhe i pafajshëm, ngrihet disa metra lart në ajër dhe përplaset me forcë në ujin e një pishine, duke pësuar trauma trupore.

Të miturit kriminelë më pas i çajnë barkun me thikë.

Sipas dëshmitarëve, akti është kryer për argëtim dhe është shoqëruar me të qeshura dhe ofendime nga ana e të miturve, të cilët nuk kanë treguar asnjë shenjë pendese.

Kërkohet ndërhyrja e menjëhershme e autoriteteve për të identifikuar dhe ndëshkuar autorët. Ky akt kriminal është një alarm për situatën e degradimit moral tek të rinjtë dhe s’mund të kalojë pa ndëshkuar.

Policia ende nuk ka dhënë një reagim zyrtar për incidentin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit