JOQ Albania ka siguruar informacione të reja në lidhje me personat e përfshirë në ngjarjen e dhunshme të ndodhur më 8 prill 2025, në një servis automjetesh në pronësi të shtetasit Biliman Habili në Kavajë.
Në konfliktin fizik, ku u përdorën shufra hekuri dhe zinxhirë, ishin të përfshirë 7 persona. Mes tyre edhe 18-vjeçari Xhorxho Krali, nipi i ish-kryetarit të bashkisë së Kavajës, Redjan Krali. Sipas burimeve, i riu është proceduar penalisht në gjendje të lirë nga policia, pasi gjatë sherrit ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kanosur persona të përfshirë në konflikt.
Qytetarë që pretendojnë se i njohin nga afër të rinjtë agresivë, thonë se nuk është hera e parë që ata përfshihen në episode dhune. Sipas një denoncimi të mbërritur së fundmi në redaksinë tonë, grupi në fjalë lëviz shpesh me automjete pa targa dhe është i njohur për sjellje problematike në qytet.
“Po është shumë e vërtetë ngjarja në servisin e Kavajës dhe ka qenë nipi i ish-kryetarit Redian Krajli. Është e disata herë që bëjnë sherr në Kavajë dhe ngjarja është fshehur. Ju lutem merrni masa ose do ngrihemi tgjithë si qytetar do ia q*m ropt. Është e disata herë dhe lëvizim me mjete pa targa dhe bëjn rrëmujë në Kavajë. Foto nuk ka se i mbajnë profilet pa foto”, shkruan qytetari.
Ngjarja u raportua ekskluzivisht nga JOQ Albania dhe vetëm pas publikimit tonë, policia reagoi duke konfirmuar incidentin. Qytetarët shprehin shqetësimin se ngjarja është mbajtur e fshehtë për shkak të emrave të njohur të përfshirë.