Pas denoncimit në JOQ, Ermira paguan lekët e luleve që mori në mars

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07.04.2025, 12:13

Më herët gjatë ditës, JOQ ALBANIA publikoi denoncimin e një qytetareje për një grua që kishte blerë lule dhe s'kishte bërë ende pagesën.

Ajo tregoi se Ermira Ç nga Bulqiza kishte porositur lule me vlerë 140 mijë lekë më 6 mars, por pas marrjes së tyre s'ishte kujtuar më për pagesën.

Edhe pse ajo e kishte telefonuar dhe shkruar disa herë, gruaja nga Bulqiza nuk i ishte përgjigjur. Por menjëherë pas denoncimit në JOQ, Ermira i ka transferuar paratë e luleve pronares së dyqanit në Tiranë, duke sheshuar çdo mosmarrëveshje që kishin patur.

Ky rast shërben për të ndërgjegjësuar të gjitha bizneset të jenë të kujdesshëm ndaj individëve të tillë që nuk janë të përpiktë dhe përgjegjshëm në atë që bëjnë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit