Fondacioni Golden Eagle ndihmon Eraldin dhe Gjergjin

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 04.04.2025, 20:03

Sot, JOQ Albania publikoi historinë prekëse të Liljanës, një nënë e cila është në kushte të pamundura për t'u kujdesur për djemtë e saj, të cilët vuajnë nga distrofia muskulore dhe janë të paralizuar. Djemtë janë në moshën 32 dhe 27 vjeçare dhe kërkojnë ndihmë të specializuar, ata kanë shpenzime të shumta për ilaçe dhe pampers. Nëna e tyre u shpreh se për shkak të gjendjes së saj shëndetësore dhe mungesës së ndihmës financiare, ajo është e pafuqishme të sigurojë kushte më të mira për djemtë e saj.

Pas publikimit të këtij rasti, biznesmeni Shaqir Palushi, përmes Fondacionit Golden Eagle, ka ofruar një shumë prej 5000 eurosh për të mbuluar shpenzimet për ilaçet dhe trajtimet që djemtë kanë nevojë. Kjo nuk është hera e parë që Fondacioni Golden Eagle jep ndihmë për rastet që JOQ ALBANIA publikon duke treguar se ky veprim është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Fondacionit Golden Eagle për të ofruar ndihmë.

Ky gjest i bukur është një shembull i angazhimit të palodhshëm të individëve dhe organizatave që punojnë për të ofruar shpresë dhe mbështetje për ata që kanë më shumë nevojë. Dhurimi është një akt i fuqishëm, që mund të bëjë një ndryshim të madh në jetën e dikujt.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit