Nëna kërkon ndihmë për djemtë e sëmurë: Jam e vetme, s’mundem të përballoj shpenzimet

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 04.04.2025, 18:49

Liljana, një nënë e braktisur nga bashkëshorti, është në një situatë të vështirë. Ajo kujdeset për dy fëmijët e saj, të cilët vuajnë nga sëmundja e rëndë e distrofisë muskulore. Djemtë janë në moshën 32 dhe 27 vjeçare dhe janë të paralizuar.

Liljana ka shprehur se, për shkak të mungesës së ndihmës financiare dhe shëndetit të saj të përkeqësuar nga një aksident, ajo është e pafuqishme t’i ofrojë maksimumin djemve të saj. Ata kanë nevojë për ndihmë të specializuar që mund të sigurohet vetëm jashtë vendit.

Në një mesazh drejtuar redaksisë, Liljana shpjegon se ata jetojnë vetëm me ndihmën e kempit nga shteti, por shpenzimet e tyre janë shumë më të larta. Djemtë kanë nevojë për pampersa dhe ilaçe dhe se nuk mund të përballojë as vizitat mjekësore të nevojshme për fëmijët. Ajo kërkon ndihmë urgjente për të siguruar trajtimin që djemtë e saj kanë nevojë, por edhe për të përballuar shpenzimet e çdo dite.

Mesazhi i Liljanës:

Përshëndetje jam Liljana një nënë e braktisur nga bashkëshorti. Kam dy fëmijë paraplegjik tetraplegjik. Kam nevojë për kurim për fëmijët nuk kam të ardhura financiare janë në moshën 32 dhe tjetri 27 vuajnë nga sëmundja distrofi muskulore.

Këtu nuk i merr përsipër asnjë mjek duhen dërguar jashtë vendit un skam te ardhura gjendja e tyre sa vjen dhe përkeqësohet. Unë jam dhe vetë me probleme shëndetësore, sepse kam ber aksident dhe jam me probleme nga shtylla kurrizore. Jam e vetme ju lutem me ndihmoni faleminderit!

LILJANA QANI PASHAJ

TELEFON: 0693937944

ADRESA: RRUGA “RAUF NALLBANI” LAGJJA “APOLLONIA”, FIER

IBAN: AL09 2152 1078 ALL 1 0000 1400 4800

SËIFT: FINVALTR

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit