Buburrecat gjigantë pushtojnë spitalin e Peshkopisë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.03.2025, 15:05

Ditën e djeshme, JOQ ALBANIA denoncoi gjendjen skandaloze dhe të mjerueshme të spitalit të Peshkopisë, ku insektet i gjen ngado të kthesh sytë.

Përveç papastërtisë dhe mungesës së shërbimit, pacientët duhet të përballen edhe me insekte të llojeve dhe përmasave të ndryshme.

Së fundmi, një qytetare ka treguar me pamje disa insekte gjigante në dhomën e një pacienti. Ajo thotë se buburrecat gjigantë dhe të zinj kanë "ndërtuar" fole në dhomat e pacientëve, të pashqetësuar nga pastrueset, të cilat duket se kanë harruar cila është puna dhe detyra e tyre.

Ajo kërkon që drejtuesit e spitalit, i cili ka qenë në vëmendje të shqiptarëve, pas skandalit me drejtoreshën Irini Shehu, të marrin masa dhe të bëjnë punën ashtu siç duhet, pasi insekte të tilla mund të jenë edhe të rrezikshme.

Shqiptarët i paguajnë taksat për të marrë trajtim mjekësor, ashtu siç duhet dhe e përcakton ligji, por në vend të kësaj, përballen me papastërti, neglizhencë dhe mjerim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit