Në spitalin e Peshkopisë, insektet “roje” te koka e të sëmurëve

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.03.2025, 14:07

Pak ditë më parë, JOQ ALBANIA denoncoi gjendjen e mjerueshme higjienike të urgjencës në spitalin e Lezhës.

Pacientët përveçse neglizhencës nga stafi mjekësor për të marrë trajtimin e duhur, duhet të përballen edhe me kushte skandaloze higjienike dhe krimba e miza që lëvizin lirshëm nëpër spital.

Por nëse menduat se ky rast është i izoluar dhe i vetëm, e keni gabim pasi edhe në spitalin e Peshkopisë, pacientët përballen me të njëjtin realitet.

Spitali i cili ka qenë në vëmendje të shqiptarëve, pas skandalit me drejtoreshën Irini Shehu, që i thehu shishen në ballë financierit, ofron kushte të mjerueshme dhe të frikshme për të sëmurët.

Një paciente e këtij spitali ka treguar me pamje se si insekte të përmasave dhe llojeve të ndryshme lëvizin lirshëm në spital dhe qëndrojnë mbi kokat e të sëmurëve si "roje".

Qytetarët dibranë kërkojnë shërbim më të mirë mjekësor dhe kushte të përshtatshme spitalore, pasi taksat për të marrë këtë shërbim i paguajnë dhe ajo çfarë u ofrohet është mjerim si në Mesjetë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit