Qumështi i gjirit redukton vonesat në zhvillimin e fëmijëve të vegjël

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 26.03.2025, 13:23

Fëmijët e ushqyer me qumësht nga nëna janë më të mbrojtur nga problemet neurologjike, sipas një studimi të ri madhor.

570 mijë fëmije janë përfshirë në studim deri në vitin e tretë të jetës, nga të cilët 124 mijë që 6 muajt e parë të jetës janë ushqyer vetëm në gji nga nëna e tyre. Në këta të fundit është vërejtur një risk më i ulët me 27% të vonesave në etapat e zhvillimit gjuhësor, shoqëror dhe të lëvizjes, në krahasim me fëmijët që ishin ushqyer me qumësht nga nëna e tyre për me pak se 6 muaj ose ishin ushqyer me qumësht të gatshëm.

Provat më të imtësishme janë kryer edhe me vëllezër apo binjakë dhe rezultatet kanë qenë të njëjta me të sipërpërmendurat.

Studimi sugjeron se qumështi i gjirit, të paktën për 6 muajt e parë, është mjaft i rëndësishëm për beben, për rritjen dhe shmangiet e një sërë problemesh shëndetësore, te zhvillimi i rregullt e pa rreziqe të shtuara.

Zhvillimi vjen mes zbulimeve për përmbajtje të dëmshme dhe shtojcave kimike në produktet e gatshme të fëmijëve që nuk kontrollohen si duhet nga industria dhe rregullatorët e mbrojtjes së konsumatorit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit