Censura e rrjetit Tik-Tok para zgjedhjeve presidenciale nis edhe në Rumani

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 14.03.2025, 17:39

Qeveria shqiptare nuk është e vetme në shtimin e kontrollit të informacionit në rrjet para zgjedhjeve, teksa dhe Rumania ka njoftuar se po shton përpjekjet kundër “përmbajtjeve ilegale” online para zgjedhjeve të majit.

Zhvillimi i sotëm vjen teksa vendi është nën akuza të ashpra shkeljesh të lirive, fillimisht me anulimin e raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale të fituara nga opozitari Călin Georgescu dhe më pas me përjashtimin e tij nga kandidimi i mëtejshëm.

Zhvillimi vjen pasi kandidati i përjashtuar Georgescu kishte bërë një fushatë të suksesshme në rrjetin TikTok, të cilën çuditërisht inteligjenca vendase e quante “influencë të mundshme ruse” në zgjedhje.

Ministri rumun i ekonomisë, inovacionit dhe dixhitalizimit, Ivan Bogdan, njoftoi sot masat kundër manipulimit online, sipas tij me tre programe të avancuara që “do të pikasin lajmet dhe përmbajtjet e rreme”.

Ai shtoi se po implementohet politika e BE kundër dezinformacionit online dhe përmbajtjeve manipulative, edhe pse kritikët thonë se termat janë tepër të gjerë dhe bëhen objekt abuzimi e censurimi të shënjestruar të individëve anti-qeveritarë.

Në kufizime përfshihen përmbajtje që “nxisin urrejtje”, lavdërojnë sisteme totalitare apo mohojnë krimet e tyre, si dhe “shpërndarje infromacine të rreme mbi shëndetin publik”, mbi krizat bankare e financiare.

Më 11 mars qeveria rumune bashkë me rrjetet TikTok e Facebook njoftuan “ një partneritet” për të luftuar dezinformacionin para zgjedhjeve, duke tentuar skenarë të ndryshëm elektoralë në sjelljet online të përdoruesve.

Zyrtarët kanë thënë më herët se 30 përqind e përdoruesve kanë raportuar për përmbajtje ilegale ose të dëmshme online, dhe se sistemet aktuale të kompanive të rrjetit nuk i kanë hequr në kohë ato, për çka janë gjobitur.

Por kritikët paralajmërojnë se masa e madhe e institucioneve publike që do të përfshihen në fshirjen e përmbajtjeve sjell shqetësime për abuzim dhe përdorim politik të mjetit në lidhje me zgjedhjet.

Ata përmendnin mungesën e transparencës dhe kritereve të arta për atë çka përbën “kritika”, “ironi”, dezinformacion, apo opinione të kundërta.

Zhvillimi vjen teksa vendi është nën akuza të ashpra shkeljesh të lirive, fillimisht me anulimin e raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale të fituara nga opozitari Călin Georgescu dhe më pas me përjashtimin e tij

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit