Pas anullimit skandaloz të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale dy muaj më parë në Rumani, tashmë komisioni zgjedhor atje ka refuzuar të pranojë kandidaturën Calin Georgescu për zgjedhjet e majit.
Në vendimin e mbrëmshëm autoritetet zgjedhore citonin vendimin e mëhershëm të gjykatës si justifikim, duke thënë se Georgescu ‘kishte shkelur rregullat zgjedhore’.
Por mbështetësit e opozitës së djathtë thanë se kjo tregon kapje të pushtetit dhe insititucioneve të vendit anëtar të BE dhe të NATO-s, duke intensifikuar krisjen e lidhjeve mes Evropës e administratës së re në SHBA.
Skualifikimi ka shkaktuar protesta mbrëmë në Bukuresht teksa qindra mbështetës të Georgescu u mblodhën para zyrës së zgjedhjeve duke brohoritur “Hajdutë!” e “Tradhtarë!”
Mes përplasjeve protestuesit lëshuan gurë, përmbysën automjete dhe i vunë zjarrin kazanëve të mbeturinave ndërsa policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat.
Skualifikimi vjen pasi gjykata kushtetuese në Rumani anuloi papritur në dhjetor raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale duke cituar akuza të “ndërhyrjeve ruse” në favor të Georgescu.
Vota e anuluar ka shkaktuar përplasje mes administratës së Donald Trump dhe liderëve evropianë, për mbrojtjes e vlerave demokratike të Perëndimit.
Georgescu shkruante mbrëmë në lidhje me vendimin: “Një goditje direkte e demokracisë për të gjithë botën. Evropa është tashmë një diktaturë, Rumania është nën tirani!”
Vendimi i djeshëm u kalua me 10 në favor e 4 kundër, dhe ende mund të kontestohet në gjykatën kushtetuese.
Përveç përjashtimit Georgescu është akuzuar gjithashtu për “informacione të rreme, financime të padeklaruara fushate” dhe akuza të tjera nga e majta në pushtet.
Vendimi ka shkaktuar protesta mbrëmë në Bukuresht teksa qindra mbështetës të Georgescu u mblodhën para zyrës së zgjedhjeve duke brohoritur “Hajdutë!” e “Tradhtarë!”