Aleatët e sovranistit të përjashtuar Georgescu, kandidojnë në vend të tij në Rumani

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 12.03.2025, 18:06

Teksa Calin Georgescu është ndaluar të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të majit në Rumani, aleatët e tij George Simion i partisë së Unitetit të Rumunëve, dhe Anamaria Gavrilă e partisë së Të Rinjve, thanë sot se do të kandidojnë në vend të tij për të përfaqësuar lëvizjen e sovranitetit të Georgescu.

Simion dhe Gavrilă do të depozitojnë kandidaturat para fatit të 15 marsit, të cilat kërkojnë 200,000 firma secila.

Nëse konfirmohen të dyja kandidaturat, një prej tyre më pas do të tërhiqet për të konsoliduar mbështetjen, thanë ata sot pas takimit me Georgescu.

“Konteksti politik në të cilin po japim këtë mesazh nuk është as kushtetues as demokratik. Ne duhet të rikthehemi te normaliteti dhe te raundi i dytë i zgjedhjeve. Ne si liderë të partive sovraniste u takuam me Călin Georgescu dhe kemi një plan të përbashkët. Ne duam të vijojmë lëvizjen sovraniste me aprovimin e Călin Georgescu prandaj George Simion dhe unë, Anamaria Gavrilă, do të dorëzojmë kandidaturat. Pas konfirmimit të tyre një prej nesh do të tërhiqet, për t’i dhënë më shumë shanse lëvizjes sovraniste. Kemi nevojë për mbështetjen e tuaj sepse përfaqësojmë atë që ju po jetoni”, tha kryetarja Gavrilă.

Skena politike në Rumani u përmbys që prej anulimit të fitores së raundit të parë të zgjedhjeve nga Georgescu në nëntor 2024 , si kandidat i pavarur.

Megjithë akuzat për pengmarrje të demokracisë nga gjykatat, autoritetet thelluan më tej skandalin me përjashtimin e plotë të kandidatit nga pjesëmarrja në zgjedhje nga Komisioni Qendror Zgjedhor disa ditë më parë.

Zyrtarët në pushtet akuzojnë Georgescu për lidhje me Rusinë por asnjë provë nuk është prezantuar për këtë ndaj protesta të gjera janë zhvilluar kundër arbitraritetit të partisë liberale në pushtet.

Më herët autoritetet zgjedhore citonin vendimin e mëhershëm të gjykatës si justifikim, duke thënë se Georgescu ‘kishte shkelur rregullat zgjedhore’.

Por mbështetësit e opozitës së djathtë thanë se kjo tregon kapje të pushtetit dhe insititucioneve të vendit anëtar të BE dhe të NATO-s, duke intensifikuar krisjen e lidhjeve mes Evropës e administratës së re në SHBA.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit