Kompania “Ansig” vijon të vjedhë shqiptarët nëpërmjet sigurimeve, AMF hesht

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 04.03.2025, 14:56

Një qytetar ka denoncuar sot në redaksi refuzimin e dëmshpërblimit të sigurimeve nga kompania Ansig, e ish-ministrit socialist Anastas Angjeli.

Drejtuesi i automjetit thotë se pavarësisht konfirmimit të shumës nga kompania dhe plotësimit të dokumenteve për procedurat, zyrat e kompanisë së Angjelit nuk derdhin paratë prej 4 muajsh dhe refuzojnë të japin llogari.

Zemërimi i shqiptarëve që kanë siguruar automjetet e tyre te kjo kompani dhe nuk marrin asnjë zgjidhje, shtohet gjithashtu nga neglizhenca e autoriteti shtetëror që duhet të kujdesej për çështjen, në këtë rast Agjencia e Mbikqyrjes Financiare (AMF).

Qytetari që ka bërë denoncimin ka bërë ankesë edhe te AMF për këtë papërgjegjshmëri nga ana e kësaj kompania, që s'dihet a ka falimentuar apo jo, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Ky abuzim i kësaj kompanie duket se është i koordinuar me zyrtarët e AMF-së pasi zhvatja e popullit, përfitimi i parave pa lodhje dhe fshehja e vjedhjeve të njëri-tjetrit, vijon ndërsa shqiptarët mbeten në udhëkryq.

Janë bërë në fakt dhjetëra denoncime për grupin Ansig të ish-deputetit dhe zyrtarit të lartë financiar socialist Anastas Angjeli, që fut në xhep i patrazuar paratë e qytetarëve me kompani fantazmë sigurimesh dhe justifikime të rreme dëmshpërblimi apo falimentimi, por askush s'ka denjuar të hetojë se çfarë po ndodh dhe pse kaq shumë denoncime.

Me dokumentet e dërguara në redaksi, denoncuesi komenton:

“Prsh, Kam që në 4 nentor që kam ber aksidentin dhe akoma nuk me kan kaluar vleren e demit 25.900, e konfirmuar prej tyre, ne telefona nuk pergjigjet askush, makina eshte ne pronesi te A.M ,, ju lutem shum doja që ta postonit. Nuk e hapin telefonin ne asnje moment kam 4 muaj që i telefonoj dhe s’marr asnje përgjigje, dhe me email nuk kthejn prgj sepse i kam ber ankimim, kam marr dhe agjensin e mbikyqrjes financiare (AMF) por nuk marr asnje përgjigje.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit