ANSIG nuk i jep lekët e aksidentit, qytetari ankohet: Kompani mashtruese!

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.01.2025, 13:32

Një tjetër denoncim ka mbërritur në redaksinë tonë për kompaninë e sigurimeve 'ANSIG' e cila nuk jep paratë e dëmshpërblimeve në rast aksidenti.

Qytetari thotë se pavarësisht plotësimit të të gjitha dokumenteve dhe procedurave për pagesën e shumës që i takon, kompania nuk ka kryer pagesën e premtuar.

Ai ka shkuar edhe në zyrat e kësaj kompanie, por askush s’i ka dhënë zgjidhje atij, por edhe personave të tjerë me të njëjtën problematikë.

Edhe pse aksidenti ka ndodhur para 3 muajsh, qytetari nuk po merr dot lekët që i takojnë pasi thotë se ANSIG është kompani mashtruese që mban me premtime boshe klientët e saj.

Vlen të thuhet se ky nuk është denoncimi i parë që mbërrin në redaksinë tonë për kompaninë e deputetit socialist Anastas Angjeli, që vazhdon sorollatjen e qytetarëve pa iu dhënë dëmshpërblimet që u takojnē.

Madje shumë qytetarë kanë hedhur dyshime se kompania mund të ketë falimetuar dhe kjo është arsyeja pse i sorollasin me fjalë boshe.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje JOQ jam nje qytetare para 3 muajsh kam ber nje aksident pala qe me demtoj kishte siguracjonin ANSIG kam 3 muaj qe jan ber procedurat i kam cdo gje ne rregull kompania ANSIG nuk ben pagesen..Kur isha tek recepsion ishin mbi 5 veta qe prisini me mar pagesen prej disa muajsh..kompani qe mashtron qytetare dhe nuk marin masa ndaj kasaj kompanie...

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit