Kush po i ndjek fëmijët në Vlorë? Të tjera denoncime nga prindërit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.02.2025, 12:12

Ditën e djeshme, JOQ ALBANIA publikoi denoncimin e një prindi të shqetësuar në Vlorë për një makinë që ndjek dhe ngacmon fëmijët.

Duke treguar rastin e djalit të saj 12-vjeçar, nëna shpjegoi se si një makinë e zezë endet shpesh pranë fëmijëve në lagje dhe u bën shenja, duke krijuar frikë dhe panik. Ajo tha madje se makina edhe i ndjek nga pas dhe personi që është brenda tenton t'u afrohet.

Duke marrë shkas nga ky denoncim, prindër të tjerë i janë drejtuar redaksisë tonë për të treguar rastet e fëmijëve të tyre.

Një nënë ka treguar se të dielën, datë 23 shkurt, ky automjet ka bërë të njëjtën gjë me djalin e saj 7-vjeçar. Ajo thotë se në dalje të Vlorës, rrugës Levan-Fier, bashkëshorti ndaloi makinën për të bërë një telefonatë jashtë dhe djali zbriti për ta pritur aty pranë.

Sipas saj, e njëjta makinë iu është afruar dhe i ka bërë me shenjë djalit që të hipte në makinë me të. Por kur ajo e ka vënë re këtë moment ka tërhequr djalin dhe makina është larguar duke bërë sërish shenja në drejtim të djalit.

E frikësuar dhe tronditur nga kjo ngjarje, ajo thotë se nuk ka mundur t'i bëjë foto, por djali i ka treguar se ishte një person i gjatë dhe i dobët.

Denoncimi nr.1

Pershendetje, jam nje prind dhe sapo e pash kete lajm doja t‘ ju shkruaja sa me pare. Ju lutem ta denonconi makinen me targe te plote qe policia te vihet ne ndjekje te personit. Ky person para disa ditesh, diten e diele date 23 Shkurt ka bere te njejtin veprim me djalin tim i moshes 7 vjec. Pikerisht ne dalje te Vlores, kur shkon per ne Levan- Fier. Makina jone ishte e ndaluar ne ane rruge sepse burri po bente nje telefonate dhe djali kishte dale nga makina ishte duke ndejtur jashte makines ne kembe.

Une isha pak me tutje djalit dhe e kam pare kete makine e cila e ka ulur shpejtesine kur erdhi afer nesh dhe ia ka bere femijes me shenj qe te hipte ne makine.. un e vura re dhe e terhoqa djalin prane vetes dhe normalisht u tremba shum nga situata. Personi ka kthyer makinen ne rruges ne menyre te menjehershme dhe serish po shikonte ne drejtim te djslit dhe disa here ka sinjalizuar drejt tij me drita. Me pas u largua sepse ne u futem ne makine. Djali e kuptoi dhe vete te gjith situaten dhe u tremb shume. Ju lutem ta denonconi rastin me targe te plote sepse une nuk pata mundesi ta merrje targen e automjetit pasi isha ne shok nga gjithe ngjarja. Ju faleminderit! Dhe dicka tjeter nga pershkrimi qe i eshte bere, ka qene i njejti person : i dobet dhe i gjate

Nga ana tjetër edhe një nënë e dy fëmijëve 10-11 vjeç është përballur me një situatë të tillë. Ajo ka treguar se në Skelë, një automjet tip 'Smart' ka ndjekur fëmijët e saj teksa shkonin në shkollë dhe në një moment, ka tentuar të zbresë nga makina.

Sipas saj fëmijët kanë ikur me vrap dhe makina ka ecur indietro duke i parë sërish fëmijët. Sipas përshkrimit të fëmijëve, personi brenda makinës mund të ishte 38-vjeç, duke e krahasuar me babain e tyre.

Denoncimi nr.2

Pershendetje, ky rast eshte i vertete se i kishte dale femijeve te mi. Ishte nje makine blu, si Smart, u ka dale ketej nga Skela neper lagje. Djali me motren, njëri 11 dhe tjetri 10-vjec kishin ikur me vrap sa beri te dilte ky nga makina. Si shume dyshues ishte, se po i shikonte dhe ndiqte me makine, indietro. Ata po shkonin ne shkolle. Kam frike edhe une tani, femijet thane qe ishte nje Smart me dy vende dhe burri brenda ishte 38-vjec sa babi

Prindërit kërkojnë ndihmë dhe ndërhyrje nga autoritetet për të zbardhur këtë situatë dhe për të garantuar sigurinë e fëmijëve të tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit