Denoncim shqetësues nga Vlora: Makina e zezë ndjek dhe ngacmon fëmijët, prindi ngre alarmin!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25.02.2025, 00:13

Një prind i shqetësuar nga Vlora ka kontaktuar redaksinë e JOQ Albania për të denoncuar një situatë tepër të dyshimtë dhe shqetësuese. Sipas tij, një makinë e zezë endet shpesh pranë fëmijëve në lagje dhe u bën shenja, duke krijuar frikë dhe panik.

Denoncuesi tregon se djali i tij 12-vjeçar ka vënë re këtë makinë disa herë duke qëndruar pranë pallatit gri te Atlantiku. Më shqetësuesja është se një burrë brenda saj ka tentuar ta ndjekë dhe madje ka hapur derën e makinës në mënyrë të dyshimtë.

Mbrëmjen e sotme, prindi doli për të marrë djalin dhe vuri re se makina e zezë ishte sërish aty, duke pritur fëmijët të shpërndaheshin. Pasi qëndroi në distancë, ai pa se makina po afrohej ngadalë dhe qëndroi pas pallatit.

Në momentin që ai iu afrua fëmijës së tij, personi brenda makinës nxori njërën këmbë jashtë, duke dhënë përshtypjen se po përgatitej të vepronte. Megjithatë, pasi pa që fëmija ishte me prindin, ai nuk reagoi, por vazhdoi t’i ndiqte në distancë.

Ky incident ka krijuar panik të madh tek familja e denoncuesit dhe te banorët e lagjes. Prindi kërkon ndihmë dhe ndërhyrje nga autoritetet për të zbardhur këtë situatë dhe për të garantuar sigurinë e fëmijëve në zonë.

Denoncimi i plotë:

"Përshëndetje JOQ! Dua të ndaj një shqetësim që më ka tmerruar. Prej disa ditësh, një makinë e zezë me targa AB 2** *L ka qenë duke ndjekur fëmijët në lagjen tonë dhe u bën atyre shenja ngacmimi me duar. Djali im 12 vjeç e ka parë disa herë këtë makinë afër pallatit tonë gri, te Aleksandria pranë supermarket Atlantikut. Mbrëmjen e sotme dola për ta marrë djalin dhe pashë që makina ishte sërish aty. Qëndroi pas pallatit, duke pritur fëmijët që të shpërndaheshin. Kur iu afrova djalit tim, ai personi hapi derën e makinës dhe nxori njërën këmbë jashtë, si për të bërë diçka. Ishte një burrë i gjatë dhe i dobët. Kur më pa mua, s'bëri asgjë, por më ndoqi nga pas me makinë. Jam i shqetësuar për sigurinë e fëmijëve! Nuk e di çfarë ka ndërmend ky person, por lutem që autoritetet të marrin masa përpara se të ndodhë ndonjë gjë e keqe."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit