U dhunua barbarisht, Arben Çipa pas lirimit të autorit: Si është e mundur, bashkëpunëtori ende në kërkim

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 24.02.2025, 14:13

Kryetari i Industrisë së Turizmit të Sarandës, Arben Çipa ka sot reaguar për lirimin e dhunuesit të tij Dioment Musa, i cili megjithëse e dhunoi brutalisht u la i lirë pas 48 orësh nga gjykata.

Çipa është shprehur se ky vendim i prokurores e gjyqtares vret shpresën e qytetarëve të Sarandës, pasi personat që e kanë dhunuar janë me precedentë të mëparshëm penalë.

Gjithashtu, biznesmeni ngre pikëpyetje sesi mund të lihet i lirë një dhunues kur bashkëpunëtori i tij, është shpallur në kërkim.

“Si mund të lihet i lirë dhunuesi, kur bashkëpunëtori i tij është akoma në kërkim? Apo u la i lirë për të komunikuar dhe vepruar lehtë dhe në koordinim me personin në kërkim? Ky pretendim nga prokurorja dhe ky vendim nga gjyqtarja në fjalë kanë ngrirë shpresën e qytetarëve të Sarandës”, tha i dhunuari në reagimin e tij duke argumentuar se procedimi penal për plagosje të rëndë nuk përputhet me veprimin.

Cipa ka kërkuar më parë ndërhyrjen e shtetit pasi Saranda është duke u kontrolluar nga “të paprekshmit” e “të fortët”, të cilët janë në qendër konflikteve të pronësisë por edhe kërcënimeve të tjera ndaj qytetarëve.

Shkak i konfliktit ishte ndërtimi i një linje elektrike që po bënte Arben Çipa për të furnizuar me energji një bar restorant në zonën e Heremecit. 52-vjecari pretendon se po ndërton linjën elektrike në bazë të një projekti të OSHEE, ndërsa autorët kanë kundërshtuar, pasi aty ata “do ndërtonin një biznes”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit