Askujt s’i intereson për dëmet, antenat celulare vendosen mbi shkollat e nxënësve

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 19.02.2025, 14:30

Një raportim shqetësues i ardhur në redaksi tregon sesi zyrtarët shtetërorë e korporatat celulare bashkëpunojnë për të vendosur antenat me valë të fuqishme celulare mbi shkollat e fëmijëve në Tiranë.

Pamjet tregojnë godinën disa-katëshe të shkollës private në Laprakë, dhe në tarracën e saj antenën e telefonisë të mbuluar me perde për të mos qenë në dukje.

Fakti i mbulimit të antenës nga ata që e kanë instaluar, tregon për vetëdijen e tyre shkeljes dhe ndaj dëmit që valët shkaktojnë, teksa fëmijët mësojnë vetëm disa metra poshtë saj.

Distanca të caktuara duhet të respektohen në vendosjen e aparateve të tilla pasi rrezatimi i valëve në afërsi shkakton probleme serioze shëndetësore sidomos te fëmijët.

Por me sa duket kjo nuk përbën problem për disa zyrtarë dhe pronarë egoistë objektesh, që pranojnë shpërblimet e tyre personale monetare në kurriz të shëndetit të komunitetit.

Denoncuesi përmend se ka njoftuar autoritetet bashkiake por kjo ka sjellë vetëm ‘ndryshimin e ngjyrës së perdes’ me të cilën antena është maskuar dhe jo largim të saj nga shkolla dhe fëmijët.

"Pershendetje, tek nje shkolle private tek kupola ne laprake ndodhet nje antene telefonike. Me sa informacion kam une keto vendosen ne objektin me te larte ne zone. Kam kontaktuar bashkine e cila ka bere verifikimet por si rezultat u be vetem ndryshimi i kamuflimit nga jeshil ne te kuqe", shkruan qytetari.

Një studim i fundit botuar në revistën shkencore Ecotoxicology and Environmental Safety ka ekzaminuar ndryshimet që ndodhin në trupin e të rriturve të shëndetshëm që jetojnë për të paktën 5 vjet pranë një kulle me antena celularësh në Gjermani.

Mes zbulimeve shokuese u pa se ekspozimi ndaj mikrovalëve të antenave shkakton prishje dhe trazira të kromozomeve si dhe gjendje të këqija shëndetësore e të humorit.

Gjithashtu studime të mëhershme në Gjermani kanë bërë lidhjen rrezatimit me radio-frekuenca nga antenat celulare dhe shtimit të shanseve të kancerit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit