Një studim i fundit botuar në revistën shkencore Ecotoxicology and Environmental Safety ka ekzaminuar ndryshimet që ndodhin në trupin e të rriturve të shëndetshëm që jetojnë për të paktën 5 vjet pranë një kulle me antena celularësh në Gjermani.
Mes zbulimeve shokuese u pa se ekspozimi ndaj mikrovalëve të antenave shkakton thyerje dhe trazira të kromozomeve dhe gjendje të këqija shëndetësore e të humorit.
Për më tepër studime të mëhershme në Gjermani kanë bërë lidhjen rrezatimit me radio-frekuenca nga antenat celulare dhe shtimit të shanseve të kancerit.
Në konkluzionet shqetësuese shtohet se të gjitha aparatet teknologjike si celularët, valët WiFi në banesat tona apo të tjera mjete të lidhura me internetin, lëshojnë radio-frekuenca që ndryshojnë modalitetin e qelizave të trupit, pra mund të shkaktojnë sëmundje të ndryshme në varësi të intensitetit.
Kufizimi i efekteve të kësaj teknologjie te njeriu fokusohet aktualisht vetëm në parandalimin e efektit termal, siç ndodh me ushqimin kur e pjekim me mikrovalë.
Por është e qartë se ekspozimi i vazhdueshëm “jo-termal” me intensitet të ulët shkakton efekte biologjike si stresi oksidativ, ndryshime të kromozimeve dhe të ADN-së, shtohet në studim.
Studime të efekteve afatgjata të ekspozimit kronik nuk janë bërë pasi nuk preferohen nga kompanitë milionere celulare dhe mund të dëmtojnë fitimet e tyre në kurriz të shëndetit publik.
Por hulumtimi kësaj fushe është i domosdoshëm për të kuptuar sa na ndihmon në të vërtetë teknologjia që përdorin apo nëse është vërtet në të mirën tonë.