Dhunoi në mënyrë brutale të riun me aftësi të kufizuara, policia procedon 41-vjeçaren

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.02.2025, 12:35

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht gruan që dhunonte një person me aftësi të kufizuara në zonën e Kompleksit "Malezjani", pas terminalit Veri-Jug në Tiranë.

Pas publikimit të rastit nga JOQ, policia ka proceduar në gjendje të lirë shtetasen R. M., 41 vjeçe pasi kjo e fundit ka deklaruar se 28-vjeçari me aftësi të kufizuara e ka ofenduar dhe kërcënuar.

Por referuar dëshmitarëve, konflikti ka nisur kur djali i 41-vjeçares ka ngacmuar të riun, i cili është përpjekur të vetëmbrohet duke e shtyrë agresorin. Në atë moment, nëna e djalit ka ndërhyrë me dhunë të ashpër ndaj personit me aftësi të kufizuara, duke e goditur pa mëshirë për disa minuta.

Banorët e zonës shprehen se kjo nuk është hera e parë që gruaja në fjalë shfaq sjellje të dhunshme.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 proceduan në gjendje të lirë shtetasen R. M., 41 vjeçe, pasi bazuar dhe në një video të shfaqur në rrjetin social JOQ, kjo shtetase në rrugën “Kastriotët”, tek pallatet “Malajziane” ka goditur dhe shtyrë shtetasin E. N., 28 vjeç. Shtetasja R. M deklaron se shtetasi E. N, e ka ofenduar dhe kërcenuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit