Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Kompleksit "Malezjani", pas terminalit Veri-Jug në Tiranë, ku një person me aftësi të kufizuara është dhunuar në mënyrë brutale. Sipas dëshmitarëve, konflikti ka nisur kur djali i një gruaje ka ngacmuar viktimën, i cili është përpjekur të vetëmbrohet duke e shtyrë agresorin. Në atë moment, nëna e djalit ka ndërhyrë me dhunë të ashpër ndaj personit me aftësi të kufizuara, duke e goditur pa mëshirë për disa minuta.
Banorët e zonës shprehen se kjo nuk është hera e parë që gruaja në fjalë shfaq sjellje të dhunshme. Ata kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve për të parandaluar raste të tilla dhe për të marrë masa ndaj dhunës në publik.
Mesazhi i qytetarit: “Një shpjegim për rastin në fjalë: Kjo zonjë përsërit të njëjtën sjellje të dhunshme ndaj këtij personi me aftësi të kufizuara. Djali me xhup të bardhë është i biri, i cili fillimisht e ngacmoi personin me aftësi të kufizuara. Ky i fundit u vetëmbrojt duke e shtyrë, por në atë moment ndërhyri gruaja dhe e goditi pa mëshirë për disa minuta. Ngjarja ndodhi te Kompleksi ‘Malezjani’, pas terminalit Veri-Jug.”