Një punëtor 66 vjeçar raportohet se ka humbur jetën mëngjesin e sotëm pasi ka rënë nga skela ku punonte.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:35, në rrugën “Naum Veqilharxhi” në Tiranë, në një banesë katër katëshe në pronësi të shtetasit A. G., njofton policia.
Zyrtarët nuk dhanë të tjera informacione por shtonin se grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes tragjike.
Dy ditë më parë një tragjedi e ngjashme ndodhi në Ersekë, duke reflektuar standardet e ulëta të sigurisë dhe humbjet e jetëve në ndërtimet e Shqipërisë.