Një burrë 70-vjeçar raportohet se ka humbur jetën sot pas një aksidenti tragjik në Ersekë.
70-vjeçari Dhimitraq Peçi ka qenë duke punuar në një palestër në ndërtim në bllokun nr.4 në Ersekë kur ka rënë nga skela.
Peçi tragjikisht ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, njoftonin autoritetet pa dhënë më shumë detaje, duke shtuar se grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
“Rreth orës 14:30, në bllokun nr. 4, Ersekë, dyshohet se aksidentalisht, duke punuar në një objekt, është rrëzuar nga skela, shtetasi Dh. P., 70 vjeç, i cili ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.