Qytetarët denoncojnë ‘Arlis shpk’: Te ‘Square 21’ fushat e premtuara do bëhen kulla

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 04.02.2025, 11:27

Në denoncim i ardhur në redaksinë e JOQ nga banorë të shqetësuar të Tiranës tregon për betonizimin ekstrem që po ndodh në kompleksin "Square 21", teksa ndërtuesit kërkojnë të grabisin dhe hapësirat për të cilat rezidentët thonë se janë planifikuar si fusha sportive ose gjelbërimi.

Qytetari tregon me detaje sesi para blerjes së apartametit në planin e zonës përfshiheshin 2 fusha sportive për rezidentët, por prej 4 vitesh askush nuk i ka parë këto fusha dhe tani i ka kapur frika se hapësira boshe mund të betonizohet pas zgjedhjeve.

Ata thonë se nëse kjo ndodh do jetë një fatkeqësi e madhe pasi fëmijët s'do kenë mundësi për të parë gjelbërim me sy dhe kullat do iu zënë frymën.

Vlen të thuhet se betonizimi i kompleksit "Square 21" nga oligarku Armand Lilo, kunati i Fatmir Xhafajt, nuk është një fenomen i panjohur. Edhe më parë, JOQ ALBANIA ka denoncuar këtë kompani për ndërtimin e paligjshëm të kateve shtesë mbi pallate. Por makutëria e Lilos, i cili ka mbështetjen e plotë të qeverisë dhe bashkisë, s'ndalet duke përfituar gjithnjë e më tepër mbi kurrizin e qytetarëve që kursimet e tyre i investojnë në këto prona, që duhet të kenë minimumin e kushteve për një jetesë të mirë e të shëndetshme.

Denoncimi:

Persh JOQ Dua te bej nje denoncim anonim ne lidhje me nje padrejtesi qe po behet nga Arlis tek Square 21, Tirane. Kur bleme apartmentin te Square 21, na u tha qe do kishte dhe 2 fusha sporti si ne kete moketin në foto. Por realiteti pas 4 vitesh esht ndryshe Aty nuk do behen fusha sporti , por kulla!! Eshte fatkeqesi e madhe per lagjen pasi vetem po betonizohet, skemi ku ti cojme femijet. Tani po e bejn si lulishte, qe ne ta harrojme punen e fushave.. dhe pas zgjedhjeve të nisin ndërtimin”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit