Denoncimi: Firma ARLIS Construction ndërton kate pa leje tek pallati SQUARE 21, përkrahet nga shteti!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 13.09.2021, 16:19

Në fushatën për t’u bërë kryetar i Bashkisë Tiranë, Lali Leku premtonte se do shtonte hapësirat e gjelbërta dhe se nuk do lejonte më ndërtime pallatesh në Tiranë. Por ajo që ndodhi më pas nuk ishte gjë tjetër veçse një betonizim dhe shtim i frikshëm i kullave dhe ndëtimeve të reja. Mirëpo kjo është njëra anë e problemit, pasi nga ana tjetër po lejohen edhe ndërtime pa leje, raportojnë qytetarët. Një rast i tillë është konstatuar nga një qytetar, i cili shkruan në redaksinë tonë se firma e ndërtimit ”Arlis” që po ndërton pallatin Square 21 të “Rruga e Kavajës”, ka ndërtuar një kat pa leje dhe po vazhdon punën për ndërtimin e katit tjetër. Qytetari shton se kjo firmë po përkrahet nga shteti. Nga ana tjetër, mund të ngrihen pikëpyetje për sigurinë e një shtese të tillë nga pikëpamja teknike, pasi mund të rrezikohet drejtpërdrejt nga tërmetet.

Mesazhi i qytetarit:

Prsh, dua te denoncoj firmen e ndertimit arlis qe po nderton pallatin square 21 te rruga e kavajes prane policis bashkiake. Ka ndertuar kat pa leje dhe po vazhdon punen per ndertimin e katit tjeter pa leje. Mjafton 1 dron dhe lehtesisht e verifikushme. Po perkrahet nga shteti!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit