Hyrja e automjeteve në zonën lindore të Ish-Kënetës në Durrës është bllokuar sot pasdite nga autoritetet prej nivelit të lartë të ujit nga reshet e rënda të paradites.
Zyrtarët raportohet se po punojnë zhbllokimin aksit rrugor, që ashtu si zona të tjera të qytetit bregdetar nuk përballuan dot masën e reshjeve prej infrastrukturës së dobët dhe mosfunksionimit të sistemeve kulluese e kanalizimeve.
Më herët banorët e Lagjes 17 pranë stacionit të trenit, tregonin në pamje ujin që depërtonte në rrugët dhe hyrjet e banesave të tyre, ndërsa zyrtarë të bashkisë e policisë nuk i përgjigjeshin thirrjeve telefonike të qytetarëve.
Thirrje për ndihmë e ndërgjegjësim bëheshin në media teksa Durrësi u përfshi nga moti i keq me reshje të dendura shiu që bllokuan qytetarë në rrugë e stacione.
Prania e ujit vijon në disa zona si Shkozet, Zona e Plazhit, Ish-Këneta, Stadiumi, Stacioni i Trenit dhe Lagja “17 Nëntori”.