Qytetarët e përmbytur në Durrës kërkojnë ndihmë, policia s’hap telefonin

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 29.01.2025, 15:09

Një denoncim shqetësues ka ardhur në redaksinë e JOQ për nivelin e ujit pas reshjeve të sotme në Durrës.

Banorët e Lagjes 17 pranë stacionit të trenit, tregojnë në pamje ujin që depërton në rrugët dhe hyrjet e banesave të tyre, ndërsa zyrtarë të bashkisë e policisë nuk i përgjigjeshin thirrjeve telefonike të qytetarëve.

Qytetari tregon në imazh se si ka pritur në linjë policinë për më shumë se 14 minuta pa marrë përgjigje.

Banorët e zhgënjyer nga mungesa e ndihmës dhe e gatishmërisë së zyrtarëve të zgjedhur, bëjnë thirrje për ndërhyrje dhe aktivizim të pompave dhe mjeteve pastruese për largimin e ujit të reshjeve, që pritet të shkaktojë dëme të konsiderueshme në banesa.

Mesazhi i qytetarit:

Pershendetje. Gjendja ne durres eshte alarmante dhe institucionet sjane askund. Marrim policine nuk e hap telefonin. Ku eshte shteti dhe perse paguajme taksat per tu permbytur. Lagjia 17 durres Pompat nuk jane ndezur Uji pp rritet ne cdo zekont. Policia nuk hap telefonin. Turp ti vij shtetit qe na perfaqeson.Emergjencat civile jane ne gjume e turp ti vij. Rrezikohen shum banesa"

Reshjet e mëngjesit kanë shkaktuar përmbytje dhe trafik të rënduar në disa nga rrugët kryesore të qytetit bregdetar. Që prej hyrjes së Durrësit, nga Ura e Dajlanit deri tek stacioni i Trenit zona është e përfshirë nga uji. Gjithashtu me tej zona e Stacionit të Trenit, Lagjia nr.17 dhe zona e Stadiumit mbeten të përmbytura, ndësa probleme raportohen dhe në zonën e Kënetës dhe Shkozet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit