Një lajm i trishtë ka mbërritur së fundmi në redaksinë tonë.
Razie Mansaku, e moshuara që u dhunua barbarisht dhe u tërhoq zvarrë nga djali i saj Alban Mansaku ka ndërruar jetë.
Më 25 tetor të vitit që lamë pas, JOQ ALBANIA publikoi pamjet e rënda të dhunës së 48-vjeçarit ndaj nënës së moshuar. Ai e mori me makinë nënën dhe pasi mbërritën në Zall-Dajt e tërhoqi zvarrë në rrugë duke përdorur gjuhë fyese e ofenduese ndaj saj.
Pas ngjarjes së rëndë, 48-vjeçari i varur nga alkooli dhe droga u arrestua, pasi ky nuk ishte rasti i vetëm që dhunonte nënën. Por kjo e fundit duket se nuk ka mundur ta përballojë këtë veprim të djalit dhe një muaj më pas, më 22 nëntor ka ndërruar jetë.
Ndërkohë që pas ngjarjes edhe gruaja e Albanit, Blerta ka ikur nga Shqipëria bashkë me fëmijët për një jetë më të mirë.