Djali tërheq zvarrë nënën: Çohu moj gore m*ti se më rrujte k*rin

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 25.10.2024, 00:08

Një rast tronditës dhune në familje ka ndodhur në Zall-Dajt, Tiranë, ku një i ri akuzohet për abuzim të vazhdueshëm ndaj nënës së tij. Alban Mansaku, banor i zonës, është raportuar se ushtron dhunë sistematike ndaj nënës së tij, Razie Mansaku.

Në videon e siguruar ekskluzivisht për JOQ, ai duket teksa e tërheq zvarrë dhe përdorur gjuhë fyese e ofenduese ndaj saj.

SHTËPIA KU BANON DHUNUESI

Burime për JOQ denoncojbë se i riu është në gjendje të rënduar nga alkooli dhe droga, çka ka kontribuar në përkeqësimin e sjelljes së tij agresive ndaj nënës.

Banorët e zonës janë të shqetësuar për sigurinë e gruas, ndërsa abuzimi raportohet të ketë ndodhur në mënyrë të përsëritur ndërsa në videon e siguruar për redaksinë tonë është fiksuar vetëm një fragment i vogël i dhunës që biri ushtron ndaj nënës së moshuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit