Kushtet atmosferike të ditëve të fundit kanë lënë banorët e Prrenjasit pa drita prej më shumë se 48 orëve.
Në redaksinë tonë kanë mbërritur me dhjetëra denoncime për mungesën e energjisë elektrike e rrjedhimisht edhe ngrohjes.
Së fundmi një qytetar ka denoncuar punonjësit e OSHEE dhe OST për neglizhencë në zgjidhjen e këtij problemi.
Ai thotë se punonjësit që duhet të jenë në krye të detyrës, duke rregulluar rrjetin e shpërndarjes elektrik, qëndrojnë në kafenetë e qytetit të pashqetësuar. Qytetari tregon me pamje se si makina e punonjësve qëndron e parkuar para lokalit, ndërkohë që i gjithë qyteti është pa drita.
Mungesa e energjisë elektrike ka krijuar shumë vështirësi për familjet që kanë fëmijë, të moshuar e të sëmurë në shtëpi, pasi nuk kanë as me çfarë të ngrohen.