Shqipëria në errësirë totale, shumë qytete pa drita prej më shumë se 24 orë

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 14.01.2025, 11:25

Banorë nga Prrenjasi dhe Durrësi kanë denoncuar në faqen tonë probleme serioze me furnizimin e energjisë elektrike, që po shkaktojnë shqetësime të shumta në jetën e përditshme.

Sipas denoncimit nga një qytetar i Prrenjasit, ndërprerja e energjisë elektrike ka zgjatur mbi 24 orë. Mungesa e energjisë ka prekur të gjithë zonën, përfshirë spitalin, i cili ka pasur vështirësi në trajtimin e rasteve urgjente.

Ndërkohë, një tjetër denoncim ka ardhur nga një qytetar i lagjes 17, zona e Kënetës, në Durrës. Ai raporton ndërprerje të përsëritura të energjisë elektrike që nga fundi i vitit të kaluar. Sipas qytetarit, ndërprerjet zgjasin për orë të tëra dhe nuk ka pasur ndërhyrje nga autoritetet për kontrollimin e situatës.

Situata është pak a shumë e njëjtë edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, si Berat dhe Kuçovë. Ndërprerjet me orare të zgjatura kanë filluar që në fund të vitit të kaluar.

Një nga faktorët që ka shkaktuar këtë problematikë ka qenë moti i keq i ditëve të fundit, i cili i ka gjetur autoriteitet tona të papërgatitur për masat që duhen ndëmarrë në raste të tilla.

Denoncimi 1:

Pershendetje! Jam nje banor i qytetit perrenjas. Dua te shpreh shqetsimin tim per nderprerjen e energjise elektrike qe dje ne oren 8 te mengjesit dt 13 janar Eshte e gjithe zona pa drita per me sh se 24 ore spitali pa drita ka patur dhe urgjenca. Eshte nje problem sh i madh”.

Denoncimi 2:

Mund ta postoni ju lutem jemi ne prrenjas kemi 30 ore pa drita. Po thane qe do rregullohen qe die jemi edhe sote pa drita dhe nuk i dihet a do vijne”.

Denoncimi 3:

Pershendetje ! Dua te bej nje ankes lidhur me lagjen 17 , zona kenetes , Durres . Kemi qe mbreme nga ora 5 e mbasdites e deri sot pa drita dhe nuk ka dal njeri ne kabine qe te kontrolloj . Ka disa dite qe ndodh kjo gje qe para vitit te ri e deri tani eshte njoftuar”.

Denoncimi 4:

Pershendetje JOQ jam nje banor nga fshati Rrajce fushe kemi pa drita me shum se 24 ore dhe asnje nuk reagon.ku shumica nga ne ngrohen me kondicioner kemi femije dhe pleq rruget jan bllokuar dhe Bashkia as nuk mundohet te hedhin nje thes kripe..ende nuk e kemi te qarte shkakun e dritave ose kur do na vijne.Ju lutemi reagoni sa me shpejt

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit