Leva hekuri kokës dhe trupit, Tur Koçeku dhe fisi i tij masakrojnë 48-vjeçarin

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.01.2025, 11:14

Në pamje mund të shihet se si 4 persona, të afërm të Luçiano Koçekut, i njohur ndryshe si Tur Koçeku masakrojnë me leva hekuri 48-vjeçarin Adriatik Roshi.

Biznesmeni 48-vjeçar ishte duke pritur radhën në një berberhane pranë ish-sheshit ‘Shqiponja’ kur 4 burrat e maskuar shkojnë e tërheqin zvarrë dhe e godasin me leva hekuri në trup dhe kokë.

Më pas Koçekët largohen duke e lënë 48-vjeçarin të gjakosur dhe në gjendje të rëndë. Adriatik Roshi ndodhet në reanimacion në spitalin e Traumës, pasi ka dëmtime në pjesën e kokës dhe në gjymtyrë, ndërkohë që policia ka arrestuar Gani Koçekun dhe Ledio Tushën dhe ka shpallur në kërkim Tur Koçekun së bashku me Gëzim Koçeku, Ronald Koçeku, Dino (Abedin) Koçeku.

Ngjarja dyshohet të ketë lidhje me një sherr të mëparshëm në Palasë, më 24 gusht të vitit 2024, ku Luçiano Koçeku u sulmua dhe plagos rëndë në një lokal nate. Rrahja e Roshit mund të jetë një hakmarrje për ngjarjen e gushtit pasi asokohet disa individë sulmuan 42-vjeçarin Koçeku për një arsye banale, që sipas policisë lidhej me një mosmarrëveshje për një shishe shampanjë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit