Sherri në Palasë: Identifikohen pjesëmarrësit në videon e përleshjes

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 27.08.2024, 22:14

Mbrëmjen e 24 gushtit, një incident i rëndë ka ndodhur në Palasë, ku një përleshje fizike shpërtheu midis dy grupeve rivale në një lokal të njohur. Në qendër të këtij sherri ishte Luçiano Koçeku, i njohur ndryshe si “Tur Koçeku”, një personazh i njohur si në fushën e krimit ashtu edhe në atë të biznesit.

Koçeku, së bashku me disa miq të tij, ishte duke kaluar një mbrëmje në ambientet e një lokali të njohur, ku po ndiqte performancën e këngëtarit grek Argiros Konstantinos. Sherri shpërtheu kur disa individë e sulmuan 42-vjeçarin për një arsye banale, që sipas policisë lidhej me një mosmarrëveshje për një shishe shampanjë.

Tur Koçeku, i cili ka jetuar kohët e fundit në Dubai, është i lidhur me disa kompani të rëndësishme në Shqipëri, përfshirë “LTD Co” dhe “KORÇA PHOTOVOLTAIC PARK”. Ai ka bashkëpunuar ngushtë me vëllezërit Shtufi, Ilir dhe Kujtim, të cilët janë të njohur për ndërtimin e kullës “Mali i Tiranës” dhe zotërojnë kompaninë “Nova Construction 2012”.

Koçeku ka zgjeruar aktivitetet e tij që nga viti 2014, kur themeloi shoqërinë “LTD Co” me ortakët Ilir Shtufi dhe Kujtim Shtufi. Më vonë, më 13 gusht 2019, u themelua “KORÇA PHOTOVOLTAIC PARK”, ku Ilir Shtufi ishte ortak i vetëm, por më 22 maj 2021, ai transferoi 40% të kuotave të kapitalit tek Koçeku.

Përveç këtyre, Koçeku zotëron edhe tre kompani të tjera në fushën e ndërtimit dhe energjisë, përfshirë “S G D Energjime”, “BALLENJA-KOMPANI” dhe “G.A.V Invest”. “BALLENJA-KOMPANI” ka marrë një koncension për ndërtimin e Hidrocentralit “Ballenjë” në Bulqizë, ndërsa “G.A.V Invest” operon në sektorin e ndërtimit.

Në lidhje me ngjarjen, policia ka shpallur në kërkim katër persona: Xhoni Spaho, 28 vjeç nga Tirana; Genti Baleci, 49 vjeç nga Durrësi; Fatmir Bejo, 30 vjeç nga Durrësi; dhe Klajdi Cerri, 32 vjeç nga Tirana. Në mesin e të kërkuarve, Fatmir Bejo ka një histori të gjatë me ligjin. Ai është i përfshirë në një ngjarje të dhunshme të ndodhur në shkurt të këtij viti në një lokal në “Komunën e Parisit”, ku plagosi Mirel Ishkën me thikë. Po ashtu, Bejo është i lidhur me pengmarrjen dhe dhunimin e biznesmenit të ndërtimit, Gjergji Fela, në prill të 2023 për një borxh të pretenduar prej 25 mijë eurosh.

Në fillim, policia raportoi se ngjarja kishte ndodhur më 26 gusht, por burime të tjera konfirmuan se përleshja kishte ndodhur mesnatën e 25 gushtit, pra dy ditë më parë. Në një njoftim të dytë, Policia e Vlorës saktësoi se ngjarja kishte përfshirë dy të plagosur dhe katër persona në kërkim, ndryshe nga raportimet e para që përmendnin vetëm një të plagosur dhe dy të kërkuar.

Policia ka mbetur e rezervuar në lidhje me detajet e ngjarjes, duke mos zbuluar identitetet e të përfshirëve apo dinamikën e plotë të incidentit. Njoftimi i mëtejshëm nga autoritetet do të shpresohet të hedhë më shumë dritë mbi motivet e sherrit dhe ndonjë lidhje të mundshme me konflikte të tjera.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit