Një aksidenti të rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 3 janarit në autostradën Tiranë-Elbasan, pranë Kopshtit Botanik.
Dy automjete janë përplasur në rrethana ende të paqarta duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
JOQ ALBANIA ka siguruar pamjet kur shoferët e rastit ndalojnë makinat e tyre dhe u vijnë në ndihmë të aksidentuarve.
Në pamje mund të shihet momenti kur ata nxjerrin nga makinat e aksidentuara, pasagjerët por edhe shoferen e një prej makinave të përfshira në aksident.
Më pas një prej shoferëve merr një bombol emergjente nga makina e tij dhe tenton të shmangë djegien e makinës së aksidentuar.
Më pas është policia ajo që mbërrin në vendngjarje, teksa të aksidentuarit vijojnë të jenë të trembur dhe shokuar.