Pas denoncimit të bërë në redaksinë e JOQ Albania për kushtet e mjerueshme në të cilat mbahej një dre i vogël në Parkun Drilon të Pogradecit, dreri më në fund ka fituar lirinë.
Lajmin e ka bërë të ditur pronari i restorantit, Indrit Muçllari, i cili përmes një mesazhi të dërguar në redaksinë tonë, ka shpjeguar se dreri i vogël ishte gjetur në gjendje të keqe dhe i plagosur, ndaj ata e kishin strehuar dhe mjekuar me kushtet që kishin në dispozicion.
Ai theksoi se sapo ishte ngritur shqetësimi nga qytetarët për kushtet e drerit, ata menjëherë e kanë liruar drerin duke e dërguar në habitatin e tij natyral.
Muçllari ka dërguar dhe disa foto të cilat tregojnë drerin teksa shijon lirinë e tij.
Mesazhi i plotë i tij: