Në Parkun Drilon të Pogradecit, një drer i vogël është mbyllur në një kafaz me ujë të pisët dhe pa hapësirë për të lëvizur. Vizitorët e parkut kanë shprehur shqetësimin për kushtet e tij, duke e konsideruar situatën si të papranueshme për një qenie kaq të brishtë.
“Është e trishtueshme të shohësh një krijesë të tillë në këto kushte. Duhet të bëjmë diçka për ta ndihmuar,”-shprehen disa nga ata që e kanë parë drerin.
Për këtë arsye, qytetarët kërkojnë ndihmën e institucioneve që merren me mbrojtjen e kafshëve, për të siguruar që dreri të transferohet në një ambient më të përshtatshëm dhe të sigurt.
Kjo ngjarje thekson nevojën për një vëmendje më të madhe ndaj kushteve të jetesës së kafshëve dhe mbrojtjes së natyrës në zonat turistike si Pogradeci. Për më tepër, ky lajm synon ndalimin e burgosjes dhe përdorimit të kafshëve të egra dhe botës së gjallë për përfitime vetjake nga bizneset private!