Jo vetëm AC/ Ali Express sjell pakot në Shqipëri, por Ultra post ‘i mban peng’

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.10.2024, 10:48

Pak ditë më parë JOQ ALBANIA publikoi skandalin me porositë e blerjeve online që mbërrijnë në Shqipëri, por nuk shpërndahen te porositët e tyre pasi nëse më parë kjo detyrë i takonte Postës Shqiptare, prej disa muajsh ajo ia ka kaluar stafetën postave private si Albanian Courier, Uestern Union apo Ultra Courier.

Për të denoncuar këtë të fundit, një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë. Ai thotë se porositë që ka bërë në AliExpress, 6 pako të ndryshme, kanë mbërritur në Shqipëri që më datë 3 tetor, por Ultra Post nuk bën shpërndarjen e tyre. Ai ka kontaktuar disa herë me postën në fjalë, por i është thënë se pakot janë bllokuar nga dogana, pa dhënë asnjë lloj detaji apo shkaku.

Vlen të thuhet se kjo vonesë në shpërndarjen e porosive shton tarifat për blerësit shqiptarë pasi postat private i faturojnë ekstra edhe për magazinimin, pra mbajtjen e pakove në magazinat e tyre, kur lehtësisht mund t’i shpërndajnë. Nuk dihet nëse kjo praktikë e postave private ka si shkak mungesën e stafit, apo është e qëllimshme për të zhvatur edhe më tepër shqiptarët.

Ajo që mund të thuhet është se autoritetet përgjegjëse duhet të dalin në terren për monitorimin e këtyre problematikave pasi blerjet online nga vendet e largëta janë e vetmja zgjidhje për çmime të ulëta dhe të përballueshme.

Denoncimi i qytetarit:

Mgjesi Ne lidhje me problemet me posten aliexpress qe po vonohen porosite. Porosite kane erdhur dhe shumicen e ketyre qe ska info e ka Ultra post Kontaktova dhe na thane qe i ka bllokuar dogana. Mbase duan te justifikohen nuk e kam idene. E mira eshte qe te informohen dhe te behet publike qe ta dine njerzit qe jane dhe te ata jo vetem te albanian corier Ketu kam 6 pako qe akoma nuk i km marre I kontaktova Dhe aty me dalin te gjitha porosite qe skam marre Na ka bllokuar dogana tha Ajo cupa Por nuk e di sa e vertete eshte Dmth nuk e ka vetem albanian corier shperndarjen por eshe posta te tjera qe sdihet kush i ka Nje nder keto eshte kjo Dhe kur kerkoj tracking nr te kjo poste me del qe ka hyre 6 pako kisha te keta Qe ne date 3-10

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit