Blerjet online në kolaps nga Albanian Courier, pakot vonohen, “zhduken” dhe tarifat shtohen

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.10.2024, 12:44

Prej disa muajsh, shqiptarët që bëjnë blerje online përmes internetit po përballen me një kaos të paprecedentë për marrjen e porosive.

Ata kanë treguar për JOQ ALBANIA se pakot e tyre nuk dërgohen më te Posta Shqiptare dhe prej aty të bëhet shpërndarja, por një kompani shqiptare e quajtur United Transport, që në publik njihet më shumë si Albanian Courier ka marrë përsipër këtë detyrë.

Por që me futjen e AC në këtë punë, marrja e pakove të blera kryesisht nga Ali Express dhe Ebay nuk njoftohet, ndërkohë që shumë prej tyre humbasin me ditë të tëra.

Madje shqiptarët thonë se përveç vonesës së pakove, shërbimi tani është më i ngadaltë dhe tarifohen për magazinimin e pakove, për shembull 27$ për një pako me vlerë 20$ dhe taksat doganore nga shteti e kompania.

Kjo e fundit, United Trans thotë se ka lidhur një kontratë përmes Hungarisë me Ali Express-in, por kjo nuk është fare në favorin e shqiptarëve pasi pakot e tyre kanë javë që janë zhdukur pasi kanë dalë nga magazinat e kompanisë kineze.

United Transport është një kompani e themeluar në vitin 2007. Aksionerët e saj të maxhorancës, me mbi 85 për qind të aksioneve janë vëllezërit Leka, Edmond dhe Niko Leka, ndërsa pjesa tjetër e aksioneve zotërohet nga disa aksionerë të vegjël. Në vitin 2019, shoqëria u bashkua me Albanian Courier.

Denoncimi 1:

Pershendetje stafi JOQ,

Dua tju informoj mbi nje fenomen qe ka ndodhur kohet e fundit me Posten Shqiptare dhe tregun e blerjeve online.

Sic e dini, shume shqiptare blejne nga platforma AliExpress per cmimt e perballueshme, dhe me pare pakot vinin nepermjet Postes Shqiptare, nuk paguanim tarifa te larta. Tashme shperndarjen e ka marre ne dorezim nje kompani e quajtur United Transport/Albanian Courier. Mire qe i vonojne pakot, pra kane sherbimin me te ngadalte, por dhe nuk njoftojne kur kane ardhur, duke na tarifuar per magazinen, e me pas filloje me tarifa te tjera si taksa e deklarates doganore, dogana(ku na vjedh shteti me ligj), etj. Ka shume qe prej kesaj kompanie private kane hequr dore nga blerjet ne AliExpress e tani detyrohen te blejne ne dyqanet vendase, megjithese cmimet ketu jane katastrofe.

Ju lutem beni dicka per ta publikuar kete shqetesim ne faqen tuaj.

Denoncimi 2:

Ju lutem shume. Pyesni dhe ndjeksat cfare mardhenie kane patur me Albanian Corrier sepse tani keta kane marre posten qe me perpara i kishte Posta Shqiptare. Por qe kur i kane marre keta nuk po na vijne pakot. Ata andej thone pakon e ke ne shqiperi. Keta nuk hapin as telefonin as pergjigjen. Ju lutem na ndihmoni sepse po na vonohen pakot qe i kemi per pune e sdime ku te ankohemi e ku te marrim pergjigke

Po te interesoheni pak me thelle besoj ka aferre sepse kane marre persiper te bejne nje pune qe skane as pika shperndarje. As mjetet e as njerzit. Nderkohe qe me posten shqiptare funksiononte ok sepse kane dhe pikat dhe njerezit

Atehere me perpare kur blinim ne ali express apo ebay Ketu vinte pakoja dhe shperndaheshe nga posta shqiptare. Dhe porosite vinin rregullisht

Ka disa muaj qe kete pune nuk e ben me posta shqiptare por e k marre albanian corrier. Qe atehere pakot kemi patur probleme me pakot. 1-2 jave qe rrine neper magazinat e ketyre. Nr e celularit qe kane ne faqe nuk pergjigjen. Futin faturime per 27$ pako 20$ fature.

Nuk dime as ku te ankohemi as ku te pyesim. Pse duhet ti marre albanin corrier pakot e shqiptarve kur ska burimet njerezore qe te perballojne fluksin. Shumica e gjerave qe blej jane per pune sepse tregu ketu nuk i gjej dot.

Kam pyetur te posta e kane marre albanian corrier me thane Fola me kete nr edhe keta thone qe ne magazine mund te kete mbi 20 mije pako qe presin. Te shperndahen. Deri ne momentin qe do ju vije rradha e pakos duhet te prisni.

Ju lutem beheni pak problem se mendo sa njerez jemi qe presim pakot nga keta njerez qe marrin persiper te bejne dicka qe nuk e bejne dot

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit