Pak kohë më parë, JOQ ALBANIA publikoi rastin e një mashtrimi me makinat me qira.
Një qytetar tregoi sesi disa miq të tij italianë kishin rënë pre e mashtrimit nga një faqe në Instagram e quajtur “airport_rental_tirana”. Faqja në fjalë u kishte kërkuar 100€ për kaparin dhe pas marrjes së parave nuk ishte paraqitur në aeroport për të dorëzuar makinën.
Një qytetar ka treguar se tezja e tij në Amerikë ka porositur te faqja “Luxury_rental_airport” një makinë tip G-wagon 2020 nga data 5 tetor deri më 12. Ajo ka rënë dakord për pagesën dhe menjëherë i ka dërguar paratë, 150€ shtetasit Marsidi Uldejaj.
Por ditët e fundit, i riu nuk iu është përgjigjur mesazheve dhe thirrjeve të qytetares dhe sot që ishte dita e dorëzimit të makinës ai ka mbyllur numrin dhe numri tanimë nuk ekziston.
Shpresojmë që pas këtij denoncimi, autoritetet të vihen në lëvizje dhe të marrin masa për mashtrues të tillë pasi rastet sa vijnë e shtohen.
Denoncimi i qytetarit:
Tezja ime esht nga amerika Ka kontaku me kto per makina me qera Edhe kto i kan kerku parapagese 150 eur Sot ai ka ndrruar numer po ashtu nuk i kthen me prgj. Transferten e ka ba me moneygram. Emri i mashtrusit esht ‘marsidi uldejaj’ Ajo faqja qe t kam nis me siper jan mashtrusa.
I mbyten njerzit qe kan halle me kry pun duke i kerku 150 eur parapagese e nfund kur e marrin nuk i kthejn me prgj. Kjo esht pagesa, mashtruesi esht “marsidi uldejaj”. G-wagon 2020
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.