Një turist italian ka rënë pre e mashtrimit nga një faqe në Instagram e quajtur "airport_rental_tirana".
Miku i turistit italian, ka treguar për JOQ ALBANIA se faqja në fjalë i ka marrë 100€ për kapar shokut të tij dhe nuk është paraqitur në aeroport për t’i dhënë makinën e porositur.
Ai thotë se italiani kishte porositur një makinë “Benz” te faqja në fjalë dhe pas kaparit të dërguar me postë, makinën do e merrte sapo të zbriste në aeroport.
Por kur ka mbërritur në aeroport bashkë me partneren e tij, makina s’ka qenë aty dhe personat me të cilët kishte folur nuk i kanë hapur mesazhet dhe i kanë bërë bllok në rrjetet sociale.
Ai ka pritur më shumë se 4 orë në rrugë, por as A.B marrësi i parave dhe as M.U “pronari” i makinave, nuk janë paraqitur për ta takuar dhe dhënë makinën.
Miku i italianit thotë se problemi nuk qëndron te kapari i marrë por te mashtrimi dhe zhgënjimi i turistëve me shërbimet në Shqipëri.
Denoncimi i qytetarit:
Trufa pa fund kerkojn kaparr konfirmimi e nuk paraqiten e nuk hapin telefonin. 2 turista italian sot ngelen n aeroport 4 or pa dit ku me shku e ca me bo per shak te ktynve
Nuk esht te kaparra problemi. Ai i shkreti 4 or n vend t huj pa dit ku me shku me gjith grue. Ata kane 2 emra M.U dhe A.B Adresa Fier. M.U hiqet si pronari
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.