Ashtu siç është theksuar edhe në artikujt e mëparshëm JOQ Albania ka vënë targetin tek Arbër Veliaj Junior, vëllai i kryebashkiakut të Tiranës i cili ka si funksion “lavatriçe personale” e këtij të fundit, më e madhja e pastrimit të parave të taksave të qytetarëve të Tiranës.
Kompania Gogel e Arbër Veliajt e cila i bën marketingun një sërë bizneve që qarkullojnë shuma të mëdha parash në Shqipëri, shërben si mekanizëm pastrimi për paratë publike të dhëna nëpërmjet tenderave. Kjo kompani nuk funksionon rëndom si ato të oligarkëve të cilët përgjigjen me firmë e me vulë për përfitimin e parave publike. Por shërben si “spond” i përfitimit të parave nga bizneset më të mëdha shqiptare në xhepin e Veliajve.
Skema është e tillë: Veliaj i kalon tenderat kompanive përfituese të parave publike dhe këto të fundit si klientë i derdhin paratë në kompaninë e Arbi Veliajt i cili u bën fushatat e marketingut. Pagesat marramendëse janë të brendshme midis Bashkisë Tiranë-Bizneseve të oligarkëve-Gogel.
Në një tender të fundit të Bashkisë Tiranë, i janë dhënë mbi 700 MILION Lekë me TVSH kompanisë ONE Albania. Tenderi është shënuar me Flamur të Kuq për skualifikim të të gjithë operatorëve të tjerë në garë. Pra ONE që menaxhohet nga Gogel do të fusë në xhep një pjesë nga shuma e majme nga taksat e popullit dhe copën më të madhe të tortës nga paratë publike do e hajë Veliaj me të vëllain.
Bizneset kanë kontrata të lidhura me Gogel dhe i japin një përqindje kompanisë së Arbi Veliajt. Bizneset e oligarkëve shpërblehen dhe marrin pjesën e tyre nëpërmjet tenderave të dhëna nga Veliaj, paratë publike të taksapaguesve shqiptarë. Pra me pak fjalë, dalin të gjitha palët të fituar me xhepat plot, përpos popullit të zhvatur për interesat e dyshes Veliaj.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.