Ditën e djeshme JOQ ALBANIA publikoi lajmin e dhënies me koncesion të fabrikës së përpunimit të bakrit në Fushë Arrëz te një kompanie turke dhe kineze deri në vitin 2043.
Qeveria shqiptare ia ka besuar kompanisë kineze "Jiangxi Copper" dhe kompanisë turke “BerAlb”, bakrin dhe mineralet e Fushë-Arrëzit dhe zonave përreth, pavarësisht performancës së dobët financiare prej disa vitesh tanimë.
Por duke anashkaluar këto çështje "burokratike" që vetëm shteti shqiptar di t'i shpjegojë, banorët e këtyre zonave kanë probleme edhe më të mëdha.
Ndotja që këto dy firma shkaktojnë në mjedis është alarmante dhe me pasoja të rënda.
Një qytetar i cili prej disa vitesh është larguar nga fshati Kimëz, në Gjegjan, denoncon ndotjen e shkaktuar nga kompania turke 'BerAlb', që bakrin e merr në Kimëz dhe e dërgon në Fushë-Arrëz për përpunim.
Ai thotë se aktiviteti i kësaj kompanie ka shkatërruar plotësisht fshatin pasi uji i pijshëm është ndotur nga acidet e derdhura pa kriter, tokat janë kthyer në djerra për shkak të ujit me acid që dëmton çdo lloj bime që kultivohet dhe ato pak pemë që kanë mbetur po thahen dita-ditës.
Qytetari thotë se fshati është në gjendje të mjerueshme dhe askush nuk merr masa për parandalimin e kësaj masakre. Ai ka bërë disa ankesa në zyrat e kompanisë 'BerAlb' por është përzënë i terrorizuar nga rojet e sigurisë që sipas tij mbështetje kanë Policinë e Shtetit.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje, ju kam shkruajtur per minjeren qe esht ne kimez se minerali ne kimez merret edhe perpunohet ne fush arres. Kam vidjo e foto, esht shkatrru fshati kimez pri ksaj minjere edhe qe demshperblim nuk jep kush edhe qe sdon me e dit kush per kte, esht prish ujti pishem jan prish tokat qe gjdo vit u mbjellshin tani nga ujti keq me acide nuk behet asgje veq sa gjdo gjo po thahet qa i kap ujti qe esht dendur me acide nga minjera. Ne vidjo dallohet qart acidi edhe ujti qe po than gjdo bim qe e prek. Jam banor i kti fahati por prej vitesh jam jasht vendit e kan shkaterru vendin e gjdo gje po bejn e nuk te jep njeri arsyje per asgje fati keq i imi e i shum shqiptarve qe skena shtet edhe qe po na shfrytezojn hajdudat nga rrenjet. Ju lutem ngrijeni zerin nese doni ju dergoj ne ate fshat qe ta shihni edhe vet, vetem te shifni e te beni lajm kete gjendje te mjerushme te atij fshati ku aty nuk del vetem baker siq flitet por perqindje floriri. Ajo shkon ne fush arres nga kimeza del minerali
Jemi ankuar disaher per vendin qe kan prish po nuk jep kush llogari e as sdon me dit kush. Edhe nese e din qe po shkon me u anku per diqka nuk te len sekurity me hy mrena rrethimit per me shku te zyra. Krejt inertet i kan hedh siq shifet ne foto po nuk ka shtet ska ku ankohet njeri ska ku kerkon drejtesi sepse shteti asht ne bashkpunim me to se shko me ba ankes direkt thon ske te drejt e edhe te tregojn policin te arrestojn thojn tu fillu nga roja i deres ne fillim edhe deri kur te shkosh te zyra dmth prej shum vitesh kurr nuk u gjet zgjidhje