Ekspertiza pohon raportimin e JOQ: Egli u dhunua barbarisht dhe pësoi hemorragji

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.09.2024, 10:00

Instituti i Mjekësisë Ligjore ka përfunduar ekspertimin mjeko-ligjor për Egli Progën, 42-vjeçarin që u vra në mënyrë brutale më 10 gusht në një lokal në Pogradec.

Ashtu siç edhe JOQ ALBANIA e pati raportuar që në fillim, edhe ekspertiza ka zbuluar se Proga ka pësuar dëmtime të shumta në trup, të cilat konfirmojnë natyrën e dhunshme të vrasjes.

Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e konstatuara në trupin e viktimës, në ballë, në hundë, vesh, në faqe, në supin e majtë, të cilat janë shkaktuar me mjet të fortë mprehës dhe me grusht. Sipas aktit të ekspertimit, shkaku i vdekjes së 42-vjeçarit është hemorragji në cipën e trurit dhe hemorragji e indit trunor.

Këto goditje të rënda në pjesë të ndryshme të trupit kanë rezultuar fatale për 42-vjeçarin i cili humbi jetën në vend.

Ndërkohë që IML ashtu si edhe policia, vazhdon t’i qëndrojë versionit se Egli ka qenë i dehur kur është dhunuar barbarisht, pasi sipas tyre në mostrën e gjakun të viktimës është zbuluar prani e alkoolit etilik në vlerën mesatare 2.82 g/L.

Kjo akt-ekspertizë do të jetë një provë kyçe në hetimin e policisë, ndërsa vazhdojnë përpjekjet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të identifikuar të gjithë autorët e përfshirë në këtë vepër kriminale.

Familjarët e Progës vazhdojnë të kërkojnë drejtësi për vrasjen e tij pasi sipas tyre në vrasjen e babait të dy fëmijëve janë përfshirë disa persona.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit