Vetëm një njeri me mendjen tek rryshfeti dhe tek krimi mund të quajë aksidentale vrasjen në mes të rrugës të 42-vjeçarit Egli Proga nga 29-vjeçari Denis Meçe, nipi i ish-drejtorit socialist në qytetin e Pogradecit.
JOQ Albania ka siguruar së fundmi disa pamje të tjera, pas vrasjes së 42-vjeçarit dhe shihet qartë që ai ka plagë të rënda në kokë dhe në bark, teksa policia e ka raportuar si një të dehur që është rrëzuar dhe ka ndërruar jetë.
Tronditës është edhe fakti se ambulanca është vonuar për në vendngjarje, teksa shihet se janë kalimtarët e rastit ata që i japin ndihmën e parë.
Elton Halili, shefi i komisariatit duket se ka qenë në krye të këtij skandali, fshehje të së vërtetës, dhe ai është personi i parë që duhet të mbajë përgjegjësi. Ministri i ri në detyrë ka rastin të tregojë se nuk është pjesë e këtij skandali duke vepruar për të çuar para përgjegjësisë personat e përfshirë në këtë krim.
Është skandaloze sesi instutucioni ku qytetarët e Pogradecit kanë më shumë besim të fshehë të vërtetën për një ngjarje kaq kriminale.