Dasmori i cili u filmua duke qëlluar me armë zjarri në autostradë është arrestuar.
Arrestimi i 24-vjeçarit me iniciale E.B ka ardhur pas publikimit të pamjeve në JOQ ALBANIA.
Në këto pamje të filmuara ditën e djeshme, i riu dukej teksa shkrepte armën në autokolonën e makinave të dasmës.
Edhe pse ky veprim mund të jetë pjesë e traditës, shkrepja e armës në autostradën Tiranë-Durrës, një prej rrugëve me fluksin më të madh, përbën rrezik për jetën e gjithkujt.