Në të kaluarën në Shqipëri dasmat shoqëroheshin edhe me shkrepjen e armëve disa herë në ajër për të shprehur gëzimin për lidhjen e re.
Ky veprim qëllon që ndodh edhe në ditët e sotme në disa raste. Pikërisht sot rreth drekës, një qytetar ka filmuar një episod të tillë gjatë lëvizjes së një autokolone dasmorësh në aksin Tiranë-Durrës.
Ndonëse ky veprim mund të jetë pjesë e traditës, shkrepja e armës në një zonë të tillë tepër të rrahur si nga automjetet ashtu edhe nga bizneset apo banorët përreth, përbën një rrezik të mundshëm për jetën e gjithkujt.
Ju si e gjykoni një veprim të tillë?
Në vijim do të gjeni mesazhin e dërguar në redaksinë e Joq Albania: